Telegrafi

Android përsëri e rrit dominimin e saj ndaj iOS

Deri në fund të muajit qershor, Android ka mbështetur 84.7% të telefonave të mençur në tranzit. Numri i telefonave Android të shitur ka arritur një rekord të ri për një tremujor, dhe ka përfaqësuar një rritje prej 33% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Pjesëmarrja e Apple për iOS u rrit 12.7% në tremujorin e dytë të këtij viti, me dërgesa globale që kanë arritur në 35.2 milionë njësi.
Por në sajë të rritjes së përgjithshme në dërgesat e telefonave të mençur me mbi 25% në tremujorin e dytë të vitit 2014, pjesëmarrja e tregut të Apple në të vërtetë ka rënë nga viti në vit, përkatësisht nga 13% në 11.7%.

Pas tremujorit të dytë të këtij viti, dominimi i Android në dërgesat e telefonave në raport me Apple u rrit në 73 për qind, nga 66.6 për qind sa ishte gjatë vitit të kaluar.

Windows Phone ka zënë vendin e tretë me 2.5% të tregut të telefonave të mençur mobil. BlackBerry tani mban vetëm .5% të tregut global për periudhën tremujore.

Në përgjithësi, 301.3 milionë telefona të mençur mobil janë shitur në tremujorin e dytë, nga viti i kaluar kur këto shifra ishin në 240.5 milionë njësi. (Telegrafi)