Telegrafi

Android për komunikim të sigurt nga Boeing

I ashtuquajturi “Boeing Phone” do të duhej të ishte i dizajnuar për të qenë më i lirë nga pajisjet e ngjashme të sigurta çmimi i të cilave është zakonisht disa dhjetëra mijëra dollarë, por i cili prapëseprapë do të jetë më i shtrenjtë nga telefonat “e zakonshëm” të mençur që janë në dispozicion në treg. Për momentin nuk ka kurrfarë informata zyrtare për specifikat e pajisjeve, por me këtë pajisje synohet ti përgjigjet popullaritetit gjithnjë e më të madh të telefonave në dispozicion masiv të cilët shpesh po futen edhe në tregun e pajisjeve të dedikuara për shërbimet e sigurisë dhe organizatat e tjera të ndryshme të cilat kanë nevojë për komunikim të mbrojtur.

Zhvillimi i telefonit të Boeingut sipas pohimeve është afër përfundimit, e ai do të duhej të jetë në dispozicion kah fundi i vitit. /Telegrafi/