Telegrafi

Android për fëmijë

Kështu në Kurio do të ekzekutohet Android 4.0, ai do të jetë në dispozicion në tri madhësi të ekranit – 7, 8 dhe 9 inç (ose 10 inç – burimi i Pocket-lint nuk dinte me siguri se për cilën diagonale bëhej fjalë) dhe do të ketë 4 gigabajt të memories interne që mund të zgjerohet me kartelat SD. Çmimi është 150, 180 dhe 200 funt britanike, varësisht nga diagonalja e pajisjes.

Nuk dihet cili procesor do ta vë në punë pajisjen dhe sa RAM do të ketë, por dihet se do të ketë mundësi të bëj reproduktimin e HD videos, duke përfshirë atë 1080p, e video në atë rezolucion mund të shikohet kur Kurio të lidhet përmes konektorit HDMI në ndonjë televizor Full HD. Vetëm Kurio ka rezolucion më të vogël të ekranit – 800×480 për modelin 7-inçësh, 800×600 për atë 8-inçësh dhe 940×600 për modelin 9/10-inç.

Të gjithë modelet kanë kamerën e përparme prej 0.3 megapiksel, e dy modelet më të fuqishëm kanë edhe atë të pasme prej dy megapiksel. Bateria do të duhej të zgjas rreth 6 orë. /Telegrafi/