Site icon Telegrafi

Android për automjete

Continental që disa vjet zhvillon sistemin e vet të emëruar AutoLinq, e në panairin e automjeteve në Detroit të SHBA është paraqitur versioni më i ri i sistemit i cili është i bazuar në platformën Android të Google.

AutoLinq do të duhej të mundësonte shfrytëzimin e aplikacioneve të cilat mund të shkarkohen me anë të Android Market, e Continental do t’i ofrojë ato me anë të dyqanit të vet online për aplikacione të emëruar Continental App Store.

Automjetet e para me sistemin e integruar AutoLinq do të duhej të paraqiteshin në pjesën e dytë të këtij vit, mirëpo në Continental tani për tani nuk theksojnë se cilët prodhues të automjeteve do ta përdorin atë. Në të njëjtën kohë, nuk janë publikuar as informatat për çmimin e sistemit. /Telegrafi/

Exit mobile version