Madje, disa nga prodhuesit tashmë kanë filluar të krijojnë modele të telefonave të cilët do ti bazojnë në versionin e ri dhe bazik të Android, i cili do t’ua mundësojë atyre ofrimin e telefonave me kosto tejet të lirë, madje edhe nën 100 dollarë.
Prodhuesi Micromax tashmë ka një pajisje të gatshme të cilën do ta lansojë për shitje me pakicë, dhe e cila do të kushtojë më pak se 100 $.
Përveç ekranit me diagonalen prej 4.5-inç, modeli i ri i telefonit të icromax do të ofrojë edhe disa karakteristika tjera të mira të tilla si mbështetjen për dual-SIM dhe FM radio.
Kjo pajisje – dhe pajisjet e ardhshme të bazuara në Android One – do të konkurrojnë direkt me modelet e lira të telefonave sikurse Moto G të Motorola apo edhe me Moto E, si dhe versionet e lira të telefonave të Microsoft.
Modelet e para të Android One do të lansohen këtë vjeshtë, duke filluar në Indi, një pikë e nxehtë e tregut global për telefonat e rinj dhe të lirë në Android. /Telegrafi/