Telegrafi

Android nga Panasonic

Pajisjen e parë Panasonic do ta plasoj gjatë muajit mars në tregun evropian, e dispozicioni pastaj do të zgjerohet në tregun amerikan dhe atë të Azisë. Celulari do të ketë ekranin OLED 4.3-inçësh me rezolucion qHD, e siç ndodh zakonisht me prodhimet e prodhuesve japonez ai do të jetë i qëndrueshëm ndaj ujit dhe pluhurit. Të dhënat për versionin e SO që do të përdoret nuk janë dhënë për momentin, por dihet se pajisja do ta ketë çipin NFC, ndërsa blerësit potencial janë ata ndërmarrës.

Sipas të dhënave të IDC-së, tregu i smartphonëve këtë vit pritet të rritet për 55% në 472 milion pajisje. Gjatë vitit 2015 priten dërgesa të 982 milion smartphonëve, kështu që Panasonic me arsye synon të kapitalizoj në ekspansionin e telefonave të mençur. Gjatë vitit fiskal 2016 kompania pret të shet rreth 15 milion smartpone. /Telegrafi/