Telegrafi

Android nën hetime nga rregullatorët evropian

Sipas një raporti të kohëve të fundit, thuhet se Komisioni Evropian do të hetojë nëse Google ka përdorur mjete anti-konkurruese për ta rritur pjesën e saj të tregut për sistemin operativ Android.

Hetimi i fundit është me sa duket për shkak të pohimeve që vijn nga disa konkurrent të Google, që përfshijnë rivalët e Google, si Nokia dhe Microsoft, të cilët kanë pohuar se Google i ka licencuar prodhuesit e telefonave Android nën kosto të tregut, dhe duke bërë kërkesa se cilat aplikacione të Google do të jenë të instaluara në pajisje.

Rivalët akuzojnë Google se është duke përdorur platformën e saj mobile, Android "si një mënyrë mashtruese për të ndërtuar avantazhe për aplikacionet e saj, me të cilat sot ka marrë mbi 70 për qind të tregut të telefonave të mençur mobil”. / Telegrafi /