Telegrafi

Android, Nearby mundëson lidhjen e telefonave mes vete

Raporet thonë se funksioni i ri softuerik i kompanisë Google Android do të quhet Nearby.

Sipas informatave të marra nga Android Police, funksioni i ri automatikisht do ti lidhë përdoruesit, në mënyrë që ata të ndajnë informacione mes vete, duke përfshirë kontaktet, oferta nga dyqanet lokale apo të ndërveprojnë me teknologjinë e bazuar në internet, të cilën ata mund ta kenë në shtëpi.

"Nearby ju lejon të lidheni, ndani, dhe të bëni më shumë me njerëzit, vendet, dhe gjërat pranë jush," Google shkruan në faqen e dedikuar për shërbimin e saj të ri.

Nearby, thuhet sipas faqes, do t’i lejojë përdoruesit e sistemit operativ Android që ta vendosin një përkujtesë në telefonat e tyre për herën tjetër që atyre mund tu ndodhë të takojnë një person të caktuar, ose kur shkojnë në një dyqan të veçantë.

Google e ka bazuar shërbimin e saj të ri Nearby, nga aplikacioni i famshëm Bump, të cilin e kishte blerë në vitin 2013. / Telegrafi/