Telegrafi

Android megjithatë është lider edhe në SHBA

Shkalla e penetrimit të telefonave të mençur në treg arrin në nivelin prej 76,9%, e cila padyshim i jep një perspektivë rritjes së shpejtë të tregut amerikan në industrinë mobile.

Rezultatet tregojnë se Android është ende sisemi operativ mobil më popullor në vend me një pjesëmarrje të tregut prej 52.2%.
Në anën tjetër Apple është e dyta me 43.2% të tregut, që është rritur nga 41.3% sa kishte në fund të vitit të kaluar.

Lojtarët e tjerë në treg janë të vegjël dhe të parëndësishëm, dhe mbajnë vetëm pak për qind të tregut. Përkatësisht Microsoft ka 3.0% në treg, BlackBerry 1.5%, ndërsa Symbian posedon vetëm 01% të tregut amerikan. (Telegrafi)