Telegrafi

Android më i madh se iOS, por jo edhe nga të hyrat

Sipas një raporti të ri thuhet se Android e ka kaluar iOS për numrin e shkarkimeve të aplikacioneve, mirëpo jo edhe për nga të hyrat që mblidhen nga shitja e aplikacioneve. Zhvilluesit e iOS prapseprap bëjnë më shumë para se ata të Android.

Raporti i ri i AppAnnie sugjeron se Google Play Store është rritur me 60 për qind, sa i përket numri të shkarkimeve, të cilat kanë arritur në 150 milionë.

Në anën tjetër, rritja e Apple Store ka arritur në 45 për qind, ose në 100 milionë shkarkime. Rritja e numrit të shkarkimeve në Android vjen pas rritjes së sistemit operativ të Google nga tregjet në zhvillim. /Telegrafi/