Telegrafi

Android, mbret i tregut me 81%

Sipas ABI Research, 438 milionë telefona mobil dhe 244 milionë telefona të mençur janë shitur në tremujorin e tretë të vitit 2013.

Pjesëmarrja e tregut të Samsung është rritur në 35%, ndërsa Apple ka mbetur në nivelin e njëjtë me 14%. BlackBerry ka rënë edhe më tutje, për të mbajtur vetëm 1.5% të shitjeve në tregun global.

Telefonat e bazuar në Windows Phone kanë pasur një rritje të konsiderueshme prej 165% nga viti në vit, për ta mbajtur 4% të dërgesave globale, dhe vendin e tretë në listën e prodhuesve.

Në fakt, Nokia është marka e cila prodhon telefonat e saj në platformën e Microsoft, e cila 95% përbën pjesën e sistemit operativ të Microsoft. Android mbetet mbret i tregut me 80.6% të tregut të përgjithshëm të sistemeve operative mobile. / Telegrafi /