Telegrafi

Android Marshmallow prezantohet më 29 shtator

Ndër të tjera, pritet që ngjarja të sjell pajisjet e reja Nexus, nga LG dhe Huawei. Pajisjet pritet të lansohen si Nexus 5X dhe Nexus 6P.

Nexus 5X thuhet se do të përmbaj procesorin Qualcomm Snapdragon 808 SoC, RAM memorien prej 2GB, ekranin 5.2” me 1080 piksel, kamerën 12.3 MP dhe sensorin për gjurmë të gishtërinjëve.

Nexus 6P në anën tjetër pritet të sjell Qualcomm Snapdragon 810, RAM memorien prej 3GB dhe ekranin të madhësisë 5.7”.

Kjo ngjarje do të shënoj edhe herën e parë që Huawei prodhon produkt të linjës Nexus. (Telegrafi)