Telegrafi

Android Market edhe për Google TV

Sipas përfaqësuesit të Logitech, Asish Arora, një version i Android Market po përgatitet për pajisjet të cilat mundësojnë Google TV, ndërsa pritet që ky dyqan virtual të arrijë në këtë platformë së shpejti.

Në pyetjet e gazetarëve, Arora është përgjigjur në mënyrë afirmative, mirëpo pa dhënë ndonjë afat të caktuar kohor. “Pritet që do të ndodh gjatë këtij viti, dhe kjo është 100 për qind e sigurt” tha ai.

“Madje, ne po flasim për një afat të shkurtër kohor” deklaroi Arora. Sidoqoftë, ende nuk ka detaje se kur mund të pritet lansimi i Android Market për Google TV, ndërsa gjithashtu nuk është komentuar shumë për llojin e aplikacioneve që do të lansohen posaçërisht për pajisjet që do ta transmetojnë shërbimin Google TV. / Telegrafi /