Telegrafi

Android Lollipop në 5.4 për qind të pajisjeve Android

Duke bërë krahasim me muajin e fundit, ne mund të shohim se shumë prej përdoruesve nga i gjithë ekosistemi i Android janë duke kaluar në versionin e ri të Android.

Në ndërkohë, versionet më të vjetra si Gingerbread, Ice Cream Sandwich, dhe Jelly Bean kanë pasur një rënie të lehtë. Më mbresëlënëse ka qenë rënia prej pothuajse 2% e Jelly Bean.

Ndërsa Android është vazhdimisht duke parë aktivizime të reja të pajisjeve mobile që bazohen në të, duket se përdoruesit e rinj janë duke ardhur në versionin Kitkat dhe në Lollipop. (Telegrafi)