Sipas numrave të fundit të shpërndarjes së Android, 5.0 Lollipop tani është në 23.5 për qind të pajisjeve mobile Android në treg.
Ky është një përmirësim i lehtë mbi numrat e muajit të kaluar ku sistemi operativ kishte arritur të tejkalonte shifrën prej 20 për qind.
Vlen gjithashtu të përmendet se numri është një shifër e kombinuar për të dy versionet – Android 5.0 dhe Android 5.1 Lollipop.
Ndërkaq, versionet e tjera, Android Kitkat tani është në 38.9 për qind të pajisjeve, dhe ka rënë në krahasim me performancën e muajit të kaluar.
Edhe pse Google tashmë e ka lëshuar edhe versionin e saj më të fundit Android 6.0 në një konferencë shtypi muajin e kaluar, ky version mund të marrë disa muaj për sistemin operativ për të arritur tek pajisjet ekzistuese dhe ato të rejat që do të vijnë.
Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy Note 5 pritet të jenë pajisjet e reja që do ta marrin Android 6.0 së shpejti. (Telegrafi)