Telegrafi

Android Lollipop 5.1.1 vjen në Galaxy S6 Edge

Përditësimi i sistemit operativ Lollipop sjell disa përmirësime për S6 Edge si dhe disa tipare të reja.

Tiparet e reja të sistemit 5.1.1 përfshijnë opsionin ‘guest mode’ i cili mundëson që pajisja të përdoret nga më shumë persona, pa ndërhyrë në të dhënat e pronarit të S6 Edge.

Poashtu, tipare tjera në sistemin Lollipop 5.1.1 janë edhe mundësia e përshtatjes së dritës në kamerën e pajisjes, për të bërë foto sa më profesionale si dhe një numër përditësimesh në ndërfaqe (user interface).

Në rast se posedoni Galaxy S6 Edge, ju mund të merrni versionin e ri të Lollipop në menynë e telefonit, ose përmes Samsung Kies. (Telegrafi)