Telegrafi

Android L vjen për telefonat dhe tabletët Nexus

Kjo për shkak se Google tani e ka lëshuar kodin burimor për pajisjet Nexus tek zhvilluesit, duke i lejuar ata që të instalojnë versionin e hershëm të Android L, në më shumë modele të linjës Nexus.

Gjatë konferencës së zhvilluesve, Google I/O, gjiganti amerikan i kërkimit njoftoi se do ta lëshojë kodin për Nexus 7 (2013) dhe Nexus 5, por pas disa ditëve në pritje, njerëzit filluan të pyesnin nëse Google me të vërtetë do ta lëshojë Android L, sepse tashmë është bërë një kohë që kur është bërë paralajmërimi.

Kodin i liruar i Android L do t’i mbështesë modelet e Nexus me Wi-Fi, ata me Wi-Fi + kartëlë, dhe madje kjo vlen edhe për modelet e vjetra të tabletëve të Google.

Android 5.0 L vjen me një gamë të gjerë të tipareve të reja, dhe kjo përfshin ndërfaqen me pamje të re përdoruesit, sigurinë e shtuar me karakteristika të reja, e cila integron një numër të karakteristikave nga Samsung KNOX. /Telegrafi/