Telegrafi

Android konfirmohet lider i tregut në SHBA

Në tre-mujorin e fundit i cili përfundoi në muajin korrik, Android kishte 41.8 për qind të tregut të telefonave të mençur mobil në SHBA, ose 5.4 për qind rritje që nga muaji prill i këtij viti.

Në anën tjetër, sistemi operativ iOS i Apple zë vendin e dytë me 27 për qind të tregut, ndërsa BlackBerry OS mbetet prapa tij me 21.7 për qind.

Windows Phone dhe Symbian mbajnë një pjesë të vogël të këtij tregu, me 5.7, përkatësisht 1.9 pjesëmarrje në tregun e telefonave të mençur mobil në SHBA.

Studimi i fundit i comScore edhe njëherë e konfirmon dominimin e Android ndaj të gjithë konkurrentëve të saj, shumica prej të cilëve gjithashtu mbështesin telefona të avancuar mobil, duke përfshirë edhe modelet e ndryshme të iPhone. / Telegrafi /