Telegrafi

Android ka 97% të tregut në Indi!

Numrat e fundit nga Strategy Analytics tregojnë se Android kontrollon 97% të pjesës së tregut të telefonave të mençur në Indi.

Mbi 30.7 milionë telefona janë shitur në TM2 2016, nga të cilat telefonat Android përbënin 29.8 milionë njësi.

Shitjet totale të telefonave të mençur në Indi patën një rritje të shëndetshme me 19 për qind në vit nga 25.8 milionë njësi sa ishin në TM2 2015 në 30.7 milion në T2 2016.

India është aktualisht tregu i tretë më i madh në botë i telefonave të mençur, pas Kinës dhe SHBA’ve.

India është në rritje të shpejtë për shkak të shkallës së ulët të depërtimit të telefonave të mençur e cila ka qenë deri më tash.