Telegrafi

Android ka 270 milionë përdorues në Kinë!

Nuk ka asnjë dyqan të centralizuar të aplikacioneve nga ky treg, pasi që shumica e telefonave të mençur Android në Kinë nuk përdorin ndonjë nga shërbimet e Google, prandaj kompania amerikane nuk i raporton të dhënat për numrin e telefonave aktivë nga tregu më i madh botëror të cilët bazohen në sistemin e saj operativ mobil.

Mirëpo, sipas motorit më të madh të kërkimit në Kinë, shërbimit Baidu, i cili e ka publikuar raportin e fundit të quajtur "Mobile Internet Trends Report" për tremujorin e tretë të vitit 2013, thuhet se Android është platform dominuese mobile edhe në Kinë.

Sipas Baidu, në Kinë tani ka 270 milionë përdoruesa të përditshëm aktivë të sistemit operativ Android.

Megjithatë, rritja e këtij sistemi operativ mobil tani ka filluar të ngadalësohet – në vetëm 13% rritje në tremujorin e tretë të 2013, krahasuar me 55% sa ishte në tremujorin e njëjtë një vit më parë. / Telegrafi /