Në muajin prill, Kitkat ka fituar më shumë në kurriz të versioneve më të vjetra dhe trendi i njëjtë ka vazhduar edhe muajin e kaluar.
Në këtë raport thuhet se Honeycomb, versioni më i përshtatur për tablet ka rënë nën 0.1%, dhe është zhdukur tashmë nga grafiku i shpërndarjes së Android.
Versioni i fundit i Android, 4.4 – Kitkat – u rrit nga 8.5% sa kishte në prill në 13.6% në maj. Jelly Bean 4.2 dhe 4.3 gjithashtu u rrit në shpërndarje – nga 18.8% në 19.1% dhe nga 8.5% në 10.3% respektivisht.
Versionet më të vjetra të Android kanë vazhduar ta humbin pjesën e tyre të tregut. Android 4.1 Jelly Bean ka një rënie me 4.5%, Android 4.0 Ice Cream Sandwich ka rënie prej 1.1%.
Android 2.3 Gingerbread pa një rënie prej 1.3%, ndërsa Android 2.2 Froyo ka humbur 0.2%. /Telegrafi/