Edhe pse nuk është versioni i fundit i Android, Jelly Bean vazhdon të jetë dominues si versionit në Android. Versioni i Jelly Bean 4.1 mban 35.9% të Android, ndërsa versionet tjera të JB – 4.2 dhe 4.3, bëjnë që Jelly Bean të mbajë në total 59.1%.
Android 2.2 Froyo, 2.3 Gingerbread, dhe 4.0 Ice Cream Sandwich në anën tjetër, vazhdojnë me rënien e tyre. Të trija këto versione kanë rënë në përqindje të distribuimit. Gingerbread dhe Ice Cream Sandwich kanë rënë me 2.9% dhe 1.7% respektivisht.
Ndërsa, Android 3.2 Honeycomb pothuajse është zhdukur nga harta e përqindjes dhe distribuimit. / Telegrafi /