Shifrat për Android Gingerbread tregojnë një rritje prej 5.7 për qind, që nga muaji i kaluar.
Kjo është hera e parë që Android Gingerbread i ka tejkaluar ato të Froyo 2.2, i cili muajin e kaluar ka qenë në 45.3 për qind, ndërsa tani përbën vetëm 40.7 për qind të pajisjeve me Android.
Detajet lidhur më versionet e ndryshme të sistemit operativ Android mund të gjenden në faqen e zhvilluesve të Android.
Të gjithë ju që përdorni pajisjet mobile Android mund të na tregoni se cilin version të këtij sistemi operativ e keni në pajisjen tuaj?