Telegrafi

Android feston 7 vjetorin e themelimit

Besohet se fillimisht, Android kishte depërtuar në treg me disa emra të çuditshëm, sikurse "Astro Boy", "Bender", apo edhe… "R2-D2", ndërsa më pas roboti i gjelbër u shfaq dhe ekziston edhe sot e kësaj dite.

Telefoni i parë i bazuar në Android ishte HTC Dream (i njohur ndryshe edhe si T-Mobile G1), që doli në treg 10 muaj pas lansimit të Androidit të sotëm, por suksesi i këtij modeli nuk është as afër modeleve tjera që u bazuan në sistemin e njëjtë operativ.

Gjithsesi Android sot i bën 7 vjet, nga versioni i parë që është paraqitur, e deri tek versioni i fundit Lollipop, që ende nuk është në të gjitha pajisjet mobile të platformës së Google.

Sot, Android mbështet 85 nga 100 telefonat e mençur që janë shitur në tremujorin e kaluar, dhe dominimi i Google me sistemin e saj operativ duket se nuk do të hiqet lehtë, sidomos tani që i njëjti vlerësohet se e ka arritur kulmin e përdorimit nga njerëzit, anembanë botës. (Telegrafi)