Telegrafi

Android feston 5 vjetorin, me mbi 11,800 telefona

Që nga ajo kohë, Android është shndërruar në sistemin operativ më masiv, dhe pjesëmarrja e Android në tregun global të telefonave të mençur mobil sot është rreth 64%, ndërsa pjesa më e madhe e telefonave mobil që bazohen në këtë platformë mobile vjen nga Samsung, e përcjell edhe nga prodhuesit e tjerë global të cilët modelet e tyre i bazojnë në këtë sistem operativ mobil.

Deri në korrik të këtij viti, në treg ishin më shumë se 11,868 modele të ndryshme të telefonave që bazohen në sistemin operativ Android.

Statistikat tjera përfshijnë edhe instalimin e 48 miliardë aplikacioneve të shkarkuara nga Google Play deri në muajin maj 2013, ndërsa deri më 3 shtator të këtij viti mbi 1 miliardë pajisje mobile Android janë aktivizuar. / Telegrafi /