Fakti më interesant është se 81 për qind e telefonave të shitur bazohen në Android, ndërsa iOS dhe Ëindoës Phone marrin pjesë me 16 për qind, dhe 3 për qind përkatësisht.
Shifrat e fundit vijnë nga firma e njohur e hulumtimeve Canalys, e cila vuri në dukje se më shumë se një e treta e këtyre pajisjeve mobile kishin ekrane me diagonale prej 5-inç ose më të mëdha.
Telefonat me ekrane prej 5 inç dhe ekrane më të mëdha u rritën në shitje me një shifër marramendëse prej 369 për qind, ose shumë më shpejt se sa tregu i përgjithshëm.
Segmenti ishte i dominuar kryesisht nga Samsung, por edhe shitësit e tjerë si Lenovo, Huaëei, LG, dhe Sony, arritën vëllime të rëndësishme në tregun e telefonave të mençur mobil.
Në përgjithësi, Samsung mbeti shitësi kryesor me pjesëmarrje të tregut prej 31 për qind, duke e lënë pas rivalin Apple me 16 për qind. Ndërsa nga 10 shitësit e parë në listë, gjysma e tyre janë kinez, duke përfshirë kompanitë si Huawei (vendin e tretë), Lenovo (i katërti), Xiaomi (i gjashti), Yulong (i teti), dhe ZTE (i nënti). / Telegrafi /