Telegrafi

Android dominon në tregun e aplikacioneve

Departamenti i Google për open source është më meritori për këtë rritje, mendojnë analistët, që ka mundësuar krijimin edhe të depo alternative të aplikacioneve. Gjithashtu, rezultateve të mira po i kontribuon edhe rritja e shitjs së pajisjeve me Android që gjatë çerekut të dytë ishte 36% (në krahasim me 20% nga çereku i parë). Rritja e dërgesave të pajisjeve nga Apple në këtë periudhë është ngadalësuar nga 15% në 9%.

Pritet që shitja e aplikacioneve mobile në mbaro botën këtë vit do të gjeneroj 29 miliard dollarë të hyra. Vitin e kaluar të hyrat ishin në kuotën e nëntë miliard dollarëve. /Telegrafi/