Telegrafi

Android dominon ndaj iOS edhe në tablet

Gjërat kanë ndryshuar shumë për dallim nga viti i kaluar, kur Apple kishte 53 për qind të tregut me 61 milionë iPad të shitur, ndërsa Android kishte 46 për qind të tregut me 53 milionë tablet të shitur.

Nga 195 milionë tablet të shitur gjatë vitit 2013, Android ka marrë 62 për qind të shitjeve, duke arritur të shesë pothuajse tri herë më shumë sesa Apple, e cila ka shitur rreth 70 milionë iPad, dhe mban 36 për qind të tregut.

Gartner beson se arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve janë tabletët e lirë me ekran më të vogël, por edhe numri i madh i njerëzve që kanë blerë tablet për të parën herë.

Pavarësisht sistemeve operative, kur flitet për kompanitë që shesin më së shumti tablet, Apple prap mbetet në krye të listës me 70 milionë njësi të shitura, e përcjell nga Samsung me 36 milionë njësi me 19 për qind, ndërsa Microsoft ka mbetur prapa me vetëm 2.1 për qind të tregut të tabletëve. / Telegrafi /