Telegrafi

Android dominon, Apple po ngjitet

Platformat më të mëdha rivale, Android dhe iOS po vazhdojnë të rrisin tregun e tyre në krah të Research in Motion dhe të tjerëve këtë vit.

Pjesëmarrja e tregut të Apple është rritur në 29 për qind, ndërsa ajo e RIM ka rënë në 11 për qind.

Research In Motion, e cila kishte pothuajse gjysmën e tregut të telefonave të mençur në tremujorin e dytë të vitit 2006, ka rënë me 8 për qind të tregut në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sot, Research In Motion radhitet në vendin e pestë si prodhues i telefonave mobile, pasi që para saj janë Apple, HTC, Samsung dhe Motorola. / Telegrafi /