Dhe deri më tani janë dhënë detaje dhe demonstrime të secilit prej këtyre shërbimeve, pasi që disa pajisje të reja sikurse LG G Watch, Samsung Gear Live apo Android TV, bazohen në këto platforma.
Mirëpo, një gjë Google nuk e ka thënë shumë qartë. Android njihet si sistem operativ i cili duket ndryshe në telefona dhe tablet të ndryshëm, dhe mund të persoanlizohet tepër shumë nga prodhuesit e këtyre pajisjeve.
Por, në versionet e reja të platformave të saj Google do ta bëjë një ndryshim. Tani për shembull Samsung nuk do të ketë mundësi që ta fus ndërfaqen e saj TouchWiz në Samsung Gear Live, sepse kjo gjë është pamundësuar nga Gooogle.
Sipas ArcTechnica, faqja e cila e ka intervistuar inxhinierin e Google, David Burke thuhet se Android Auto, Android TV apo Android Wear nuk do të mund të ndryshohen, për tu personalizuar nga prodhuesit e pajisjeve që mbështeten në këto sisteme operative.
“Ndërfaqja është më shumë pjesë e produktit në këtë rast (Android TV, ta zëmë). Ne duam që të jemi konzistent sa i përket përvojës së përdoruesit. Prandaj nëse ju e keni një TV me Android në një dhomë, dhe një tjetër në dhomën tjetër, atëherë ne duam që ata të punojnë njëjtë dhe të duken njëjtë” ka thënë Burke.