Telegrafi

Android do të jetë lider i tregut edhe në 2016

Ovum beson se platforma e Google, Android do të jetë udhëheqëse e tregut, ndërsa industria e telefonave të mençur mobil do të ketë një rritje vjetore prej 14.5 për qind, nëse kjo rritje matet prej viteve 2010-2016.

Gjatë kësaj periudhe kohore, sistemi operativ i Google – Android do ta tejkalojë atë të Apple, iOS, duke marrë 38 për qind të tregut, krahasuar me Apple e cila do të ketë 17.5 për qind, thotë parashikimi i firmës hulumtuese Ovum.

“Tregu i telefonave të mençur mobil do të ketë një rritje të konsiderueshme gjatë pesë viteve të ardhshme, duke e kaluar pjesën e tregut të telefonave të thjeshtë mobil” ka deklaruar Adam Leach, një analist i tregut në Ovum.

Sipas parashikimeve të fundit të Ovum, në vitin 2016, 17.5 për qind e tregut do t’i takojë kompanisë Apple, e cila do të jetë para sistemit operativ të rivalit Microsoft, i cili do të mbajë 17.2 për qind të tregut, që do të ndiqet nga BlackBerry që do të ketë 16.5. / Telegrafi /