Telegrafi

Android dërgon porosi SMS të dyshimta

Ani pse problemi është klasifikuar si “mesatarisht i rëndësishëm”, duket se ai është kritik për përdoruesit. Në disa pajisje të ndryshme dhe versione të sistemit operativ Android OS është paraqitur problemi gjatë dërgimit të SMS-ve, e i cili manifestohet si dërgim i SMS-ve tek kontakti i gabuar, respektivisht tjetrit nga ai i caktuar në listën e pranuesit. Nëse i dërgoni porosi kontaktit A, e njëjta mund t’i arrijë tek kontakti X, pa pasur asnjë ngjashmëri me kontaktin tek i cili keni dashur ta dërgoni atë. Disa përdorues janë ankuar se pajisja e tyre me Android po u dërgon porosi kontakteve krejt të rastësishme, me të cilët nuk kanë shkëmbyer porosi SMS më herët.

Komuniteti i përdoruesve nuk është tepër e kënaqur me reagimet e ngadalta të Google me problemin dhe klasifikimin e rëndësisë, e gjykuar sipas anketave, më shumë se një e katërta e përdoruesve të cilët kanë votuar janë ndeshur me problemin e dërgimit të gabueshëm të porosive SMS. /Telegrafi/