Telegrafi

Android arrin majat, mban 84% të tregut

Në TM3 2014, prania e Android ka rënë me 1 pikë të përqindjes dhe tani është në 84%. Drejtori ekzekutiv i Strategy Analytics, Neil Mawston thotë se suksesi i Android është për shkak të kolapsit të shitjeve të iPhone nga një tremujor më parë.

Me nisjen e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, kompania më bazë në Cupertino është duke u kthyer në këmbët e saj.

Në periudhën që përfundoi në shtator, Apple mbajti 12% të tregut, ndërsa Windows Phone dhe BlackBerry qëndrojnë në 3% dhe 1%, respektivisht.

Samsung është ende më prodhuesi i madh i telefonave që bazohen në Android, por pjesa e saj e tregut është duke u pakësuar.

Pjesa e tregut të kompanisë koreano-jugore për T3 2014 është 25%, nga 35% sa ishte vitin e kaluar.

Xiaomi është fajtori kryesor për tregun rënës të Samsung, sepse kompania inovative kineze arrin që të prodhojë telefona më të lirë, më të hollë dhe me më shumë specifika. (Telegrafi)