Telegrafi

Android aktivizon 700 mijë pajisje në ditë

Sipas shefit të sistemit operativ Android, Andy Rubin, tani janë mbi 700,000 pajisje mobile Android që aktivizohen çdo ditë, ose 22 milionë pajisje brenda një muaji.

Sipas përfaqësuesit të Android, Google vetëm njëherë e numëron një pajisje, pasi që pajisjet mobile që shiten ose ri-aktivizohen nuk hyjnë në listën e pajisjeve të aktivizuara. / Telegrafi /