Telegrafi

Android 6.0 edhe në Huawei Honor 7

Kompania kineze ka bërë një cicërimë në Twitter përmes së cilës ka thënë se përditësimi do të vijë brenda dy javëve të ardhshme, ndërsa tani beta testuesit e kanë atë në dispozicion.

Në këtë moment, Android 6.0 është në dispozicion vetëm për përdoruesit e Honor 7 që jetojnë në Indi.

Nuk dihet se kur kompania do të nxjerrë Android 6.0 për Honor 7 edhe në rajone të tjera, si dhe disa pajisje të tjera të linjës Honor të tilla si Honor 5X.