Telegrafi

Android 5.1 vjen në muajin shkurt?

Sipas AndroidPIT thuhet se tashmë është konfirmuar se Google është duke e përgatitur verisonin 5.1 për fillimin e vitit të ardhshëm, përkatësisht në fillim të muajit shkurt.

Mirëpo, duke e ditur se Lollipop ende nuk ka arritur në shumicën e pajisjeve mobile në Android, do të ishte pak e çuditshme që Google ta përditësojë platformën e saj mobile kaq herët.

Në mesin e karakteristikave të reja, përfolen edhe ndryshimet dhe plotësimet sikurse Silent Mode që mungon në 5.0, përmirësimet e përgjithshme në stabilitetin e sistemit, menaxhimi më i mirë i RAM, përmirësimi i aplikacioneve që mbyllen, menaxhimi më i mirë i baterisë, përmirësim me Okay Google, njoftimet e reja, dhe shumë detaje tjera që pritet ti sjell versioni 5.1. (Telegrafi)