Telegrafi

Android 5.0 vjen në tetor?

Sipas VR Zone thuhet se Android Key Lime Pie, ose Android 5.0 do të jetë një sistem operativ i optimizuar me pajisjet mobile që kanë RAM prej 512MB ose më të mirë se kaq. 

Thashethemet e mëparshme pohonin se Google do të lëshojë një përditësim të ri, i cili do të njihej si Android 4.3, dhe se i njëjti do të sjellte ndryshime të vogla për përdoruesit.

Mirëpo, tani thuhet se Google është duke përgatitur lansimin e Key Lime Pie në tetor të këtij viti.

Disa besojnë se lëshimi i parë i këtij versioni do të ndodhë në telefonin e Motorola’së, Moto X, i cili pritet të lansohet në tremujorin e tretë ose të katërt të vitit, dhe Google do ta ndjek traditën e prezantimit të versioneve të reja të Android në pajisjet e saj fillimisht, siç ka ndodhur me pajisjet Nexus. / Telegrafi /