Në aspektin e dizajnit, Lollipop i ndërtuar në Samsung Galaxy S4 është shumë i njëjtë me atë në S5. Njoftimet e reja shfaqen në “lockscreen” dhe kudo tjetër në ndërfaqen e përdoruesit.
Aplikacionet ekzistuese janë përditësuar me elemente të reja të dizajnit material të Lollipop, siç quhet tani. Menuja me multi-tasking gjithashtu paraqitet në formë të kartave, një dallim ky tipik për Android 5.0 nga versionet e mëparshme.
Ndërsa, sa i përket performancës, versioni i ri i Android është thënë se do të jetë shumë më i shpejtë se sa Kitkat dhe më i mirë në menaxhimin e memories së telefonit.
SamMobile nuk e kanë lëshuar versionin e ri për shkarkim në Samsung Galaxy S4, sepse siç thuhet ende është i paqëndrueshëm, por një gjë të tillë pritet ta bëjë vetë Google në ditët në vijim. (Telegrafi)