Telegrafi

Android 5.0, Lollipop së pari në Motorola Moto G

Sipas Ars Technica thuhet se Moto G prej sot do të pajiset me përditësimin OTA të Android 5.0, edhe pse Motorola para pak kohësh e kishte pajisur telefonin e saj me 4.4.4 KitKat.

Motorola njihet si prodhues i cili nuk preferon të krijojë ndërfaqe të re për telefonat e saj që i bazon në Android, dhe në vend të saj e aplikon ndërfaqen origjinale të Android, dhe kjo gjë mbase ka bërë që të jetë e para në listë për tu pajisur me Android 5.0. (Telegrafi)