Dhe tani janë dy modelet Galaxy S4 dhe Galaxy S5 që kanë filluar ta marrin këtë version të Android.
Fillimisht kjo po bëhet për përdoruesit e Samsung në Indi, e më pas pritjet janë që e njëjta të ndodhë edhe me vendet e tjera.
Versioni me Exynos i Galaxy S5 G900H është duke e marrë përditësimin e ri të Lollipop me përmirësimet në performancë, ndërfaqen e telefonit, si dhe në përmirësimin e “krimbave” ekzistues të telefonit.
Natyrisht bashkë me versionin e ri të Android vjen edhe Material Design që kombinohet me TouchWiz. Përditësimi i ri i merr 874.21 MB hapësirë të brendshme. (Telegrafi)