Telegrafi

Android 4.4 Kit Kat vjen në Galaxy Note 3 dhe Galaxy S4?

Raporti i publikuar nga iTechAddict shfaq një memo në të cilën është listuar Galaxy S4 me numrin e modelit GT-I9500 dhe Galaxy Note 3 me numrin e modelit SM-N900, dhe për këto dy pajisje thuhet se do Android Kit Kat do të arrijë në janar të vitit 2014.

Në memon e njëjtë shihet edhe Samsung Galaxy S3 GT-I9300 dhe Samsung Galaxy Note 2 SM-N7100 të cilët do të përditësohen me Android 4.4 Kit Kat, gjatë muajit mars dhe prill të vitit të ardhshëm.

Njoftimi zyrtar i Samsung për përditësimet me versionet e fundit të Android pritet të bëhet gjatë muajit dhjetor të këtij viti. / Telegrafi/