Telegrafi

Android 4.4.1 Kit Kat, para fundvitit?

Megjithatë, tani ka disa dëshmi të cilat thonë se Google është duke punuar në përditësimin e Android, përkatësisht nxjerrjen e versionit 4.4.1 Kit Kat.

Lajmi për Android 4.4.1 Kit Kat është zbuluar nga faqja Myce, të cilët e kanë gjetur Android 4.4.1 në Chromium të koduar nën emrin KOT31B.

Sipas Myce, Android 4.4.1 Kit Kat do të lëshohet në tremujorin e fundit të vitit, që do të thotë se ne mund ta shohim Google Android Kit Kat para fundit të vitit, edhe pse kjo informatë ende duhet të konfirmohet nga vetë Google

Në ndërkohë, Google ka thënë se së shpejti do ta sjell Android 4.4 Kit Kat në disa prej pajisjeve të saj të linjës Nexus, por edhe disa pajisjeve tjera të famshme si Samsung Galaxy S4 dhe Note 3. / Telegrafi /