Telegrafi

Android 4.0 prezent në 10 për qind të pajisjeve

Tani, Google ka lëshuar të dhënat e reja për shpërndarjen e Android nëpër pajisje të ndryshme mobile, dhe Android 4.0 është prezent në 10.7 për qind të telefonave, ndërsa versioni paraprak Android 2.3 Gingerbread është në 64 për qind të pajisjeve Android.

Më pas, Gingerbread është i përcjellur nga Android 2.2 Froyo, i cili tani është në 17.3 për qind të pajisjeve, ndërsa Android Éclair ende mbetet në 4.7 për qind të pajisjeve. / Telegrafi /