Telegrafi

Android 4.0 nuk e përkrah Flashin

Përveç kësaj, Flash Playeri nuk mund të shkarkohet nga Android Market, e në Google thonë se kjo është kështu për shkak se presin që Adobe të përditësoj softuerin për ICS.

Problemi, mirëpo, mund të qëndroj në faktin se Adobe së voni publikoi se po heq dorë nga zhvillimi i Flashit për platformat mobile.

Në deklaratën për SlashGear nga Google kanë thënë se “me sa e dinë ata, Adobe do ta përkrah Flashin për ICS”, e momentalisht nuk ka informata rreth asaj se kur do të ndodhë kjo. /Telegrafi/