Telegrafi

Android 4.0 në më së shumti pajisje Android

Sipas raportit të Android Developer Dashboards, 45.1 për qind e përdoruesve të sistemit operativ të Google përdorin Ice Cream Sandwich (4.0) dhe Jelly Bean (4.1 dhe 4.2) në telefonat e tyre të mençur mobil, krahasuar me 44.2 për qind të cilët ende përdorin Gingerbread (2.3).

Ndërsa versionet tjera të sistemit operativ Android, si Honeycomb (3.1 dhe 3.2) marrin pjesë me vetëm 1.2 për qind, duke përfshirë edhe Eclair (2.1) dhe Froyo (2.2) të cilët mbajnë 1.9, respektivisht 7.6 për qind. Android Donut (1.6), mbetet vetëm në 0.2 për qind të pajisjeve mobile që bazohen në këtë sistem operativ. / Telegrafi /