Telegrafi

Android 4.0 Face Unlock “thyhet” me foto?

Mirëpo, përkundër inovacionit si veçori, por edhe atraktivitetit që sjell për përdoruesin, ky funksion me sa duket nuk është edhe aq i sigurt, pasi që një veprim i tillë tashmë është “hakuar” përmes një pajisje tjetër e cila bazohet në Android.

Më saktë, hapja e telefonit përmes njohjes së fytyrës së përdoruesit është provuar të bëhet edhe me fotografinë e pronarit të telefonit, dhe një gjë e tillë ka funksionuar, duke e bërë pajisjen të pasigurt për ta aplikuar një veprim të tillë.

Megjithatë, pritet që me lansimin zyrtar të Android 4.0 Ice Cream Sandwich, Google ta përmirësoj këtë gabim, dhe ta bëjë idenë unike, të sigurtë dhe të përdorshme nga të gjithë përdoruesit që do ta kenë telefonin e tyre mobil në këtë version. / Telegrafi /