Telegrafi

Android 2.4 i ngjashëm me Android 3.0 Honeycomb?

Ndërsa, tani janë shtuar disa zëra që thonë se edhe versioni tjetër i sistemit operativ i cili po përgatitet nga Google, Android 2.4 Ice Cream, do të ketë veçori të ngjashme me ato të Android 3.0 Honeycomb.

Mirëpo, dallimi mes këtyre dy versioneve të Android është se Android 2.4 Ice Cream do t’i dedikohet telefonave të mençur mobil të cilët bazohen në Android.

Sipas raportimeve të Phandroid, thuhet se Android 2.4 do të jetë një kombinim i veçorive të Android 3.0 Honeycomb dhe risive të tjera që do të vijnë në Android 2.4 Ice Cream. / Telegrafi /