Telegrafi

Android 2.3 Gingerbread arrin në afro 40% të pajisjeve Android

Me gjithë rritjen e prezencës së Android 2.3 Gingerbread, Android 2.2 Froyo është lider me 45.3 për qind, i përcjell nga 2.1 Eclair i cili mban 11.7 për qind, ndërsa Android Honeycomb për momentin gjendet në 1.8 për qind të pajisjeve Android.

Më pas radhiten edhe Android 1.5 Cupcake me 1.1 për qind, si dhe Andoid 1.6 Donut, i cili mban 1.4 për qind të pjesëmarrjes në sistemin operativ të Google.

Në ndërkohë, Google pritet që ta lëshojë versionin e ri të sistemit të saj operativ, Android 4.0 Ice Cream Sandwich, ndërsa pritet që kjo përqindje e versioneve të ndryshme të Android të ndryshojë pas lansimit të tij në treg. / Telegrafi /