Telegrafi

Android 2.2 në 61.3 për qind të pajisjeve

Dhe kjo shifër përfshin telefonat e mençur mobil por edhe tablet’ët kompjuterik të cilët bazohen në Android. Në anën tjetër, në Android 2.3.3 janë vetëm 1 për qind e pajisjeve, ndërsa në Android 3.0 vetëm 0.2 për qind e pajisjeve.

Kështu, duket se edhe përkundër faktit që versionet e reja të këtij sistemi operativ janë në dispozicion, përdoruesit janë paksa të ngadalshëm në shkarkimin e tyre, pasi që ata pak më rrallë se sa që nevojitet i ri-freskojnë pajisjet e tyre me azhurnimet e reja të cilat i prezanton platforma Android. / Telegrafi /