Google ka njoftuar një tipar të ri të shkëlqyeshëm për sistemin e tij të ardhshëm operativ Android 12.
Përdoruesit e Android 12 do të jenë në gjendje të luajnë lojëra nga momenti kur i shkarkojnë ato.
Në rastin e lojërave veçanërisht të mëdha, kjo veçori do të jetë shumë e dobishme sepse përdoruesit nuk do të duhet të presin gjatë për të hyrë në lojë dhe për të filluar argëtimin.
Google vuri në dukje hyrjen e shpejtë në lojëra si një avantazh dhe ndryshimi është shumë i dukshëm.
Informacioni u konfirmua gjatë Samitit të Zhvilluesve të Google për Lojërat 2021.
Android 12 sjell gjithashtu një numër ndryshimesh të tjera të mëdha, përfshirë dizajnin e tij. /Telegrafi/